fbpx

Humor

VIDEO/ S’u paguan nga klubi, lojtarët hapin portën për kundërshtarët





               Publikuar në : 16:29 - 20/10/19 |
mapo.al

Një episod i çuditshëm është regjistruar në kampionatin meksikan të futbollit.


Teksa po luhej sfida mes Tigres dhe Veracruz, lojtarët e këtyre të fundit hapën portën për 4 minuta. Futbollistët zgjodhën këtë mënyrë proteste për rrogat e papaguara nga drejtuesit, dhe sigurisht Tigres nuk fali.



Qëndrimi në fushë si statuja bëri që kundërshtarët të shënojnë dy herë, respektivisht në minutat 3 dhe 5.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në fundin e takimit lojtarët e Veracruz duartrokitën kundërshtarët për lojën e zhvilluar. Veracruz janë në fund të tabelës në kuotën e 4 pikëve, pas katër barazimeve në 13 javë kampionat.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas