DURRËS – Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook videon ku një nxënës i gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës, qëllon me armë zjarri pistoletë, në oborrin e shkollës. Në pamjet e vidoes që është shkëputur nga Instagrami, duken edhe nxënës të tjerë si dhe mësues të cilët ndodhen ngjitur me të riun i cili pasi nxjerr nga brezi armën, hap zjarr. Në video dëgjohet e shtëna e armës, por edhe muzikë në sfond. Sipas denoncimit të Berishës, policia ka fshehur ngjarjen për këtë rast.
Postimi i Berishës
Qellohet me arme zjarri ne oborrin plot nxenes te gjimnazit Naim Frasheri ne Durres!
Nerkopolicia si zakonisht fsheh krimin!
Lexoni denoncimin dhe shikoni videon e nxenesit dixhital. sb
Persh dua tju derg nje vidio nga gjimnazi i naim fresheri ne dr ku adoleshenti ne prani te nxenesve dhe mesuesve qellon me arm ne ajer policia fsheh krimin.