Aktualitet

Video/ I riu revoltohet me Rudinën: A e njeh ti Azem Hajdarin?!









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:44 - 26/09/19 |
ro ot

Deputetja Rudina Hajdari kishte shkuar për festë në gjimnazin “Shejnaze Juka” në Shkodër, por u përball me një incident të pakëndshëm.



Një djalë i revoltuar i thotë se nuk duhet të vish në Shkodër sepse nuk përfaqëson popullin, por Edi Ramën.


Sapo Hajdari merr fjalën, ai i drejtohet me fjalët:




-Je shtojcë e Edi Ramës!



-Ti nuk përfaqëson Shkodrën, ti përfaqëson Edi Ramën…në Shkodër jemi me PD.


Rudina Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë…

A e njeh Azem Hajdarin, ti??!! Ai ka luftuar për demokracinë dhe ti po na kthen komunizmin.

Po ti çfarë je? Je turpi i shqiptarëve… Je shtojcë e Edi Ramës…je shtojcë e Edi Ramës…( e përsërit disa herë)

-Unë e njoh por më vjen mirë që e njeh dhe ti .

Rudina Hajdari pasi nxënësi del jashtë u drejtohet të pranishmëve me fjalët: “Jemi të gjithë shqiptarë dhe politika nuk duhet të na përçajë”.

Lexo edhe :  Shkodër - Qëllohet me armë drejt një makine (VIDEO)

I riu që u përplas verbalisht me Rudina Hajdarin quhet Fatjon Mani dhe nga fotot në facebook duket se është aktivist i PD-së, pjesë e FRPD.

Më pas ajo dha një prononcim për mediat jashtë dyerve të shkollës ku tha se nuk dua të ndalem tek incidenti por tek arsyeja e vizitës sime në Shkodër.

Rudina Hajdari: Erdha tek “Shejnaze Juka” për të festuar ditën e hapjes së kësaj shkolle, 26 shtatorin. Patëm një festë të bukur, incidenti nuk na shqetëson fare. Unë do vizitoj shkolla të tjera. Shkolla “Azem Hajdari” rrezikon të mbyllet dhe nuk do e lejoj këtë. Do ta ngre si shqetësim në parlament mungesën e infrastrukturës nëpër shkollat e rretheve.

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas