Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ka publikuar disa dëshmi të cilat sipas saj çjerrin maskën e kryeministri Edi Rama për “shëndetësinë falas”.
Pampuri thotë se familjarët e të sëmurëve me koronavirus blejnë vetë ushqimin e përditshëm, por edhe respiratorët. Ajo ka publikuar një video-dëshmi të dy qytetarëve.
Postimi
Pandemia nga COVID ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët. Kontrasti mes propagandës së qeverisë dhe realitetit është i jashtëzakonshëm.
Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë flasin për spitale si në Zvicër, por qytetarët në hall në dyert e spitaleve tregojnë të vërtetën e dështimit të “shëndetësisë falas”. Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët.
Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë. Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore dhe një nga vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja.
Pamjet flasin vetë. Qytetarët vs kryeministri në ikje. 👇