Kryesore

VIDEO/ Palushi: Ana e errët e krizës për të cilën nuk flet kush





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 09:44 - 14/05/19 |
mapo.al

Kryeredaktori i gazetës Mapo, Enton Palushi, në një intervistë për A2 CNN, komentoi protestën e 11 majit. “Ka një shprehje që thotë se atje ku ka tym, ka edhe zjarr. Pas disa javësh me shumë tym, u pa edhe zjarri,” tha ai.


Por sipas tij, problemi është se pozicionimi i palëve përsa i përket dhunës nuk e prek thelbin e problemit.



“Më bën përshtypje që duhet t’u drejtohemi mediave të huaja për të kuptuar se, siç raporton ZDF gjermane, protestat po bëhen më të zemëruara për shkak se nuk po luftohen shkaqet që kanë sjellë këtë krizë”.


Duke komentuar dhunën e ushtruar mbi Sekretarin Organizativ të PD, Sait Dollapi, Palushi tha se pamjet ishin skandaloze. Sipas tij, kjo tregoi edhe anën e errët të krizës, për të cilën nuk flet kush.

“Kur flitet për kriza, skema është e njejtë, akuzohet opozita se kërkon të marrë pushtetin me dhunë, se po pengon integrimin dhe se po dëmton ekonominë. Por ana e errët e krizës është se kurrë më shumë se gjatë kësaj kohe nuk përpiqet qeveria që të dëmtojë demokracinë. Kurrë më shumë se gjatë kësaj kohe nuk përpiqet qeveria të vërë nën kontroll median për të treguar se gjërat shkojnë mirë, kurrë më shumë se gjatë krizës nuk përpiqet qeveria të kontrollojë drejtësinë për të treguar se nuk ka krim e korrupsion, kurrë më shumë se gjatë kësaj kohe nuk përpiqet qeveria për të kontrolluar parlamentin, zërat e brendshëm në parti dhe për të krijuar opozitë të re,” tha Palushi.

Sipas kryeredaktorit të Mapos, pavarësisht protestave, pavarësisht se opozita ka lënë mandatin, vendi sërish është brenda lojës demokratike.

“Nëse qeveria futet në zgjedhje pa opozitën, atëherë ndryshon loja. Atëherë nuk ka më lojë demokratike. Pastaj gjithçka bëhet e paparashikueshme”, tha ai.


Etiketa: , , , ,

Pas