Marrëdhëniet brenda “bluve të Londrës” nuk kanë qenë të mira prej disa kohësh, por më qartë duket në këtë video, ku gjatë stërvitjes në stadiumin ‘Baki Olimpiya Stadionu’, ka pasur disa tensione mes Higuain dhe David Luiz, e më pas është përfshirë edhe trajneri Sarri. Gjithçka ndodhi përpara mediave të shumta që transmetonin direkt përgatitjet e skuadrës angleze. Pas debatit, trajneri italian i nervozuar braktisi stërvitjen 15 minuta përpara mbylljes.