Aktualitet

Video/ Parandalohet tragjedia në Lezhë, asgjësohen 74 predha lufte





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:09 - 09/09/19 |
ro ot

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shkruan në “Facebook” se Forcat e Armatosura kanë parandaluar një tragjedi në Manati të Lezhës. Sipas ministres, xhenierët kanë larguar nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, me peshë rreth 50 kg secila, dhe sipas vlerësimeve paraprake i përkisnin Luftës së Dytë Botërore.


Ministrja shton se prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 tonë municione të rrezikshme.


“Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.


Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme”, shkruan Xhaçka.



Etiketa: , , , , , , ,

Pas