fbpx

Sport

VIDEO/ Partizani nuk njeh kundërshtarë, ngjitet i vetëm në krye





               Publikuar në : 18:53 - 03/11/19 |
mapo.al

Partizani ka marrë një fitore komode kundër Luftëtarit dhe merr i vetëm kreun e Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi të vendit arritën të gjenin dy herë fundin e rrjetës, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj gjirokastritëve.


Golat e takimit mbajnë firmat e Eraldo Çinarit dhe Jasir Asanit, të cilët shënuan brenda tre minutave, duke i dhënë 3 pikë mjaft të vyera Partizanit.



Pas 11 javësh kampionat, të kuqtë qëndrojnë në krye me 21 pikë, tre më shumë se ndjekësit e Tiranës dhe Kukësit. Ndërkaq, Luftëtari mbetet në vendnumëro, ku mban vendin e 9-të me 6 pikë.


 

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas