Nejmar shënoi një nga golat në fitoren 2-0 të Brazilit ndaj Meksikës, por sidoqoftë në rrjetet sociale ylli i “seleçaove” tërheq vëmendjen për një tjetër fakt.
Pas një përplasje me lojtarin e Portos, Migel Lajun, Nejmar u hodh në tokë dhe filloi të sillej sikur e kishin goditur në këmbë. Shumë tifozë në rrjetet sociale janë inatosur me këto veprime të brazilianit, i cili filloi të rrokullisej në tokë, dhe në fakt nuk është as hera e parë që e bën këtë gjë.