fbpx

Aktualitet

Video/ PD: Ujë në çezma është i ndotur, përgjegjës Erion Veliaj






               Publikuar në : 11:34 - 21/09/19 |
mapo.al

Prej ditësh shumë lagje në Tiranë vuajnë nga mungesa e ujit në çezma. Shto këtu faktin se në periferi uji shkon i ndotur. Për këtë situatë, Partia Demokratike bën përgjegjës direkt kreun e bashkisë, Erion Veliaj.


“Kryetari i paligjshëm i Bashkisë se Tiranës është përgjegjës për shëndetin e mijëra qytetarëve të Tiranës me deklaratat e tij të papërgjegjshme se uji që vjen në rubineta është i sigurtë”, tha Orjola Pampuri në një deklaratë për mediat.



DEKLARATA E PLOTE E PARTISË DEMOKRATIKE

Me mungesën e vazhdueshme të ujit të pijshëm, kushtet e jetesës në Tiranë janë përkeqësuar gjatë drejtimit të qytetit nga Erion Veliaj. Që kur ujesjellesi kaloi në pronësinë e plotë të Bashksië së Tiranës, kryeqyteti po vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe, akoma më keq, uji shkon i ndotur në shumë familje shqiptare.

Ndryshe nga shumica e mediave që Erion Veliaj ka blerë dhe kontrollon, rrjetet sociale, të pacensuruar prej tij, shfaqin çdo ditë realitetin e mungesës së ujit në Tiranë. Autobotët dhe bidonat e ujit janë simbolet e një qyteti të qeverisur keq, pa investime dhe të vjedhur nga Erion Veliaj.

Kryetari i paligjshëm i Bashkisë se Tiranës është përgjegjës për shëndetin e mijëra qytetarëve të Tiranës me deklaratat e tij të papërgjegjshme se uji që vjen në rubineta është i sigurtë. Ne kemi bërë gati një material, ku, në më pak se 1 minutë, perballet propaganda e Erion Veliajt me realitetin që qytetarët denoncojnë në Tiranë për gjendjen e mjerueshme të ujit në zona të ndryshme të qytetit.

Arsyeja pse ne nuk kemi ujë në shtëpi dhe bizneset tona, megjithëse e paguajmë atë më shtrenjtë se kushdo në Shqipëri, është rezultat i drejtpërdrejtë i vjedhjes nga ata që drejtojnë kryeqytetin.

Bashkia e Tiranës është shndërruar në një bunker të madh, ku askush nuk jep asnjë informacion për qytetarët, askush nuk jep llogari, por vetëm i zhvat ata duke rritur taksat, duke rritur çmimin e ujit, duke vendosur gjoba, duke betonizuar çdo hapësirë dhe duke përkeqësuar cilësinë e jetesës në qytet.

Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se ndërkohë që në shtëpitë e tyre nuk ka ujë te pijshëm, Erion Veliaj fiton 11 milionë euro në vit nga ujësjellësi pa i investuar ato. Investimi i vetëm i kryebashkiakut që gënjen është rritja e vazhdueshme e çmimit të ujit, plan nga i cili Erion Veliaj nuk ka hequr dorë .


Etiketa: , , ,

Pas