Kronika

Video/ Për tre orë, 17 patenta të hequra, çfarë ndodhi në autostradë gjatë natës, si e pësoi 19-vjeçari






               Publikuar në : 09:08 - 01/09/18 |
mapo.al

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. “Mos shpejto të arrish aksidentin”, apelon policia ndërsa tregon se janë pezulluar për 3 orë 17 patenta për shkak të shkeljeve të normave të shpejtësisë.


I tillë ka qenë rasti i një 19-vjeçari nga Durrësi me 175 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar në një largësi prej 745.3 metra.
Shpejtësi ✈që të vret jetën🚑.
17 Leje Drejtimi të pezulluara nga Policia Rrugore e Tiranës prej orës 22.00 të datës 31.08.2018 deri në orën 01.20 të datës 01.09.2018 për shpejtësi që varionin nga 137 deri në 175 km/h.

Nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë fluturuese, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative, 3 pa siguracion dhe një pa kontroll teknik.
Policia Rrugore e Tiranës po vijon kontrollet me Radar e Drager në të gjitha rrugët e Tiranës.
“Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mire ju pret polici në rrugë. #zbatorregullatudhetoisigurt”, bën thirrje policia.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas