Aktualitet

VIDEO/Përpjekje dëshpëruese, vajza i bën frymëmarrje artificiale nënës me COVID














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:45 - 03/05/21 |
mapo.al

Një video e bërë virale në internet tregon momentin kur vajza e dëshpëruar i bën frymëmarrje artificiale nënës së saj të infektuar me koronavirus në një përpjekje për t’i shpëtuar jetën në një spital të mbingarkuar në Indi, mes valës së dytë fatale të Covid në vend.






Pamjet e marra në një spital në shtetin verior Uttar Pradesh, tregojnë dy vajza që ndodhen në afërsi të barelës ku nëna e tyre po qëndronte e shtrirë.


Pa lajmëruar asnjë mjek, njëra nga vajzat bën një frymëmarrje artificiale, megjithëse ishte e pamundur t’i shpëtonte jetën gruas së moshuar.







Mjekët shprehen se pacientja u soll në spital në gjendje kritike për jetën dhe në kohën kur mjekët e kishin të pamundur t’i jepnin ndihmën e parë për shkak të numrit të lartë të pacienteve të shtruar.

Lexo edhe :  Situata e COVID - 992 raste të reja dhe 4 viktima


India po vuan valën e dytë më të keqe në botë të COVID, dhe ka raportuar 368.147 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendit në 20 milionë të infektuar.



1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas