Një aksident i frikshëm që gati ka lëvizur nga vendi një autobus ka ndodhur pak momente më parë në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur Vajkan.
Gazetari Ervis Kuçi ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” një video pak minuta pas ngjarjes, ku duket qartë dëmtimi në pjesën e përparme të mjetit.
Si pasojë e këtij aksidenti mësohet të ketë marrë plagë drejtuesi i automjetit që është përplasur me autobusin, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit./BW/