Aktualitet

I dënuar me 20 vite, shkodrani kapet duke tentuar vrasjen e radhës






               Publikuar në : 10:51 - 14/08/19 |
mapo.al

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i 28-vjeçarit Sadetin Erkoçeviq, i cili cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. I riu u arrestua mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, në rrugën ‘Bilal Xhaferri’, teksa ishte përgatitur për të kryer një vrasje.


Gjatë kontrollit policor atij iu gjet edhe një armë, një pistolete e tipit ‘Bereta’, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje. Në pamjet e arrestimit shihet i riu, me pranga në duar dhe kokën ulur, ndërsa është veshur me të bardha.



Zëdhënësi i policisë deklaroi:

Në zbatim të planit tëmasave për kapjen e personave në kërkim, evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, falë marrjes së informacionit nga qytetarët dhe bashkëpunimit mes strukturave të DVP Tiranë e DVP Shkodër, është bërë i mundur parandalimi i një vrasjeje. Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar për vrasje dyshohejse do të kryente një krim të rëndë në Tiranë.

Mbrëmë rreth orës 20:50 është marrë njoftimi nga ana e shërbimeve të Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë së në rrugën “Bilal Xhaferi”, ndodhej një person i cili bënte lëvizje të dyshimta dhe dyshohej se kishte armë zjarri me vete.

Policia ka organizuar punën duke bërë lokalizimin e menjëhershëm të personit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur nën kontroll personin duke bërë të mundur që me metoda të shpejta proaktive në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Shkodër të identifikonin personin e dyshuar, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shërbimet policore kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr. 2, shtetasin Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Këtij shtetasi në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

Më datë 10.05.2014, në një lolal me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjeter.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas