Roma arriti të bënte të paimagjinueshmen mbrëmë në “Champions League” teksa përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë kundër Barcelonës, duke arritur të kualifikohet.
Mesfushori Iniesta ka paralajmëruar shokët e ekipit pas pjesë së parë. I kapur nga telekamerat e “ESPN”, pak sekonda para fillimit të pjesës së dytë, ai është parë të flasë me Sergi Roberto dhe Umtiti gjatë daljes në fushën e lojës.
“Nëse vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë, do të humbasim”, ka thënë spanjolli, i cili ka parashikuar eliminimin e befasishëm të skuadrës së tij.