Të premten më 13 korrik në orën 19:30 mbahet ceremonia e diplomimit në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës.
Ky mbetet një nga eventet më kryesore për nga pesha dhe rëndësia si akademike, por dhe emocionale që kurorëzon mundin e tre viteve të studentëve Bachelor, por dhe atyre te ciklit Master njëvjeçar dhe dyvjeçar.
Padyshim që pritshmërite e universitetit shkojnë drej dëshirës së madhe që pas diplomimit, të identifikohet me studentë të aftë në tregun e punës që dalin nga auditorët e UET.
Studentët e ciklit Bachelor dhe atij Master priten që të hedhin të entuziazmuar kapelat në ditën e tyrë më të rëndësishme, në atë të diplomimit.
Megjithatë kjo nuk është vetëm dita e studentëve, por edhe e familjarëve dhe miqve të tyre që janë mbeshtetje e rëndësishme në vijueshmërinë e tyre.
UET në këtë ditë të jashtëzakonshme do të kthehet në kultin e emocionit dhe ndjenjave të papërshkrueshme për marrjen e diplomës. Padyshim që është një moment shënjues në jetën e tyre. Është fillimi i një fazë në të cilën jeta e tyre nis dalëngadalë të marrë nje drejtim shpërblyes për dijen e shpalosur me rezultatet e arritura të ndryshme sigurisht, sipas përkushtimit dhe vullnetit të treguar.
Megjithatë jo të gjithë mund të diplomohen të premten e shumëpritur. Kjo e vërteton edhe një herë faktin se jo kushdo merr një diplomë fare lehtë pranë Universitetit Europian të Tiranës. Padyshim veshja e pelerinës dhe kapelës akademike mbetet një çast i papërsëritshëm dhe sigurisht ekzaltues për studentët që arrijnë ta prekin dhe ta bëjnë të tyren këtë eksperiencë.
Pas mbrëmjes gala, të gjithë së bashku do të festojnë në ambientet e ‘Cavaliero Club’ në orën 21:30 për të vazhduar me performancë live të shoqëruar dhe me DJ gjithashtu./A.K