Aktualitet

Video/ Policia gjobit 165 këmbësorët e parë që shkelën urdhërin për të mos dalë nga banesa





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:31 - 19/03/20 |
mapo.al

Policia ka gjobitur 165 këmbësorët e parë që kanë shkelur urdhërin për të mos dalë nga banesa, pas orës 10:00 të paradites. Orari i lëvizjes për këmbësorët është nga ora 06:00-10:00 të paradites dhe nga ora 16:00-18:00.


Kush del jashtë këtij orari, do të gjobitet me 10 mijë lek të reja.


Njoftimi i Policisë:


Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth.


Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim


Etiketa: , ,

Pas