Aktualitet

Video/ Policia godet gazetarin në krye të detyrës






               Publikuar në : 22:11 - 29/06/19 |
mapo.al

Një gazetar është dhunuar sonte në krye të detyrës. Bëhet fjalë për korespondetin e News 24 në Dibër, Enver Doçi.


Në një lidhje telefonike, vetë gazetari tha se ka qenë duke filmuar arrestimin e disa personave, kur është goditur nga policia.



Një efektiv e ka qëlluar me tytën e armës në këmbë dhe në krah. Gjithashtu, policia i ka thyer gazetarit Enver Doçi telefonin me të cilin po filmonte aksionin.

Për këtë incident ka reaguar ashpër ish-deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi i cili po ndjek nga afër situatën në qytetin e Peshkopisë, një natë para votimeve.

Gjunkshi në facebook:

Policia dhe forcat speciale terror mes bulevardit te Peshkopise .

Goditet me qyten e automatikut gazetari i News 24 i cili po filmonte skenen qe terrorizoi qindra qytertare ,gra e femije.

Forcat Speciale i thyejne celularin me te cilin po filmonte gazetari .

Pamjet e siguruara nga nje qytetar tregojne dhunen dhe terrorin policor qe po shoqeron “votimet” moniste.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas