Aktualitet

Video/ Policia në Londër kap dy të rinjtë nga Elbasani me 14 kg kokainë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:35 - 13/05/20 |
mapo.al

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet filmike të momentit të arrestimit të dy shqiptarëve, brenda makinës së tyre luksoze.


Siç shihet në videon, është bllokuar një nga rrugët e Londrës, dhe menjëherë ka ndërhyrë forcat speciale të antidrogës. Të arrestuarit janë dy të rinj nga Elbasani, Mikelian Baca dhe Egli Hazizolli.



 


Në momentin e arrestimit ata kishin me vete në makinë afro 14 kilogram kokainë të klasit A, e cila po të hidhej në treg kapte shifren e 1.4 milion paund, dhe përveç saj edhe 200 mijë paund cash.

Sipas autoriteteve britanike, të arrestuarit dyshohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, rrënjët e të cilit ndodhen në qytetin e Elbasanit, megjithatë akuzat nuk janë pranuar nga asnjë prej tyre.

Në rrëfimin e tyre në polici ata janë shprehur se ishin thjesht transportues të kokainës megjithatë nuk është bërë me dije asnjë detaj tjetër se ku furnizoheshin dhe ku e shisnin “mallin”.

 “Provat që kishim kundër Bacës dhe Hazizollit ishin aq të forta saqë ata nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të pranonin fajësinë”, tha kryeprokurori i antidrogës Irfan Khalifa.

Mikelian Baca, 26 vjeç dhe Egli Hazizolli, 24 vjeç, të dy nga Mortimer u shpallën fajtor nga Gjykata e Harrow Crown më 6 maj për “Posedim dhe tentativë shitje droge klasi A” dhe “Pastrim parash”, ndërkohë që dënimi për ta do të jepet më 1 qershor.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas