Policia ruse ka publikuar disa pamje të pazakonta nga një operacion në një klub seksi.
Videoja tregon momentin kur klientët dhe punonjëset e klubit të paligjshëm të seksit janë shtrirë përtokë.
Shumë prej tyre përpiqen që të mbulojnë fytyrat.
”Çfarë pret, është klub orgjish, lëndoji” u thotë një oficer, policëve të tjerë.
Skenat mendohet se janë filmuar në qytetin Rostov-on-Don.
Pamjet u publikuan nga televizioni shtetëror. Një burim tha se të tilla aksione zhvillohen pasi shërbimi i eskortave është i ndaluar.