Një shitëse e një marketi në Shkup është plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Kemal Sejfullah’, ndërsa shitësja e plagosur është Gylxhan Ali e lindur më 17 mars 1992.
Dyshohet se personi që e ka plagosur është pronari i marketit Ajrullovski Sherif për shkak të ndërprerjes së lidhjes se dashurise mes tyre. Policia ka nisur kërkimet për arrestimin tij.