“Mirë se erdhët në Tiranë” gjithë studentëve, por këtë vit mirëseardhja është krejt e veçantë. Dua të falenderoj me zemër të gjithë kolegët e stafeve tona në “Qytetin Studenti”, që kanë punuar gjithë verën për të siguruar kushte optimale. Skepticizmi i ditëve të para, kur kryeministri dhe unë dhamë premtimin se do bëheshin brenda verës gjithë godinat, tani është shuar sepse gjithsecili mjafton të bëjë një xhiro dhe të zbulojë se si është mbajtur fjala në çdo pikë të kontratës për Paktin me Universitetin”.
Kështu do të shprehej Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 14 tetor kur nisi viti i ri akademik.
Por u deshëm vetëm dy javë që propagandës së tij t’i dalë boja.
Mëngjesin e sotëm, studentet (vajza) që banojnë në një nga godinat e Qytetit Studenti janë zgjuar të shokuara nga muret e çara dhe tavanet që binin.
Pamjet që shoqërojnë këtë shkrim dëshmojnë qartë se si është gjendja në godinën nr.20 në Qytetin Studenti. Ajo u rikonstrukrua në Maj të këtij viti nga Bashkia e Tiranës.
“Jam shumë entuziast kur shikoj se si shumë nga kantieret që filluam në “Qytetin Studenti” po mbyllen. Konviktet me 200 dhoma janë sa 1 hotel që merr 1 apo 2 vite kohë për tu rikonstruktuar por ne e bëmë për 2 muaj”, shprehej Veliaj entuziast për punën e bërë në konviktet e studenteve.
Por duket se bojatisja e mureve ka qenë “zgjidhje” vetëm për t’ju mbyllur gojën studentëve që protestuan më mënyrë masive një vit më parë. Pas asaj proteste, nisi të zbatohej Pakti për Universitetin, ku një ndër pikat ishte rikonstruksioni i konvikteve. /Mapo.al
*Pamjet e sotme brenda dhomave e koridoreve të godinës nr. 20, në QS
*Fotot e Veliaj në Qytetin Studenti