Që shqiptarët habisin botën me bëmat e tyre, kjo dihet. Edhe që shqiptarët bëjnë dasma shumë të kushtueshme, ku paraja hidhet lumë, kjo nuk është më një gjë e re.
Por që një dasëm shqiptare të shkaktonte aq shumë polemika në mediat e Serbisë dhe në rrjetet sociale, askush nuk e kishte menduar…
Mediat serbe kishin shprehur habinë e tyre me një dasmë shqiptare, në të cilën kolona e automjeteve është e përbërë nga vetura super luksoze të markës “Mercedes-Benz G”.
Ato kishin shkruar: “A mund t’i numëroni se sa vetura luksoze kanë qenë në këtë dasmë?”.
Videoja kishte bërë bujë në mediat serbe, të cilat si zakonisht nuk e kanë lënë pa shtuar diçka “thumbuese” në tekstet e tyre.
E për këtë dasmë ata kishin shkruar se është dasmë “ku po merret gruaja e një mafiozi”.
Shikoni videon: