Modelja 40-vjeçare, Anfisa Chekhova, ka qenë duke pozuar sëbashku me një këlysh luani dhe në një moment ky i fundit, humbet durimin dhe nga ‘model’ del në instiktin e tij origjinal duke i futur dhëmbët të pasmeve të kolme të modeles seksi. Kjo e fundit, që fillimisht është trembur nga reagimi i kafshës që fatmirësisht ishte një këlysh, e ka shpërndarë vetë më pas këtë moment në llogarinë e saj në instagram.
Së bashku me videon komike, ajo bëri një shkrim ku thoshte: “Emri i këlyshit të luanit është Jack. Ai është vetëm 2 muajsh. Gjatë setit fotografik, unë mora kafshime dhe lëpirje, por më kryesorja është se mora emocione pozitive”.
Jack qëndron në një kopsht zoologjik në Moskë dhe u zgjodh vetëm për setin, shkruan “Daily Mail”.