Aktualitet

Video/ Qytetari: Rama, shikoje këtë huligan, më ka shitur shtëpinë






               Publikuar në : 19:26 - 11/09/19 |
mapo.al

Një qytetar në Vlorë, ka denoncuar përmes një videoje nëndrejtorin e shkarkuar të Kadastrës së Vlorës Klodian Troci, teksa e akuzon se i ka shitur shtëpinë. Siç shihet në pamjet më poshtë, qytetari e etiketon Trocin si një “hajdut dhe huligan”.


Vlonjati i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të marrë masa për rastin në fjalë, dhe të ndëshkohen ata që shkelin ligjin.

Qytetari thekson se nëndrejtori, i cili u shkarkua nga detyra vijon të bëjë rezistencë dhe nuk pranon të dalë nga zyra e Kadastrës.

Videoja më poshtë është regjistruar vetëm pak kohë më parë, kur Troci mbante postin e drejtorit në Kadastrën e Vlorës.

Kujtojmë se Drejtoria e Kadastrës Vlorë ka qenë një nga Drejtoritë më problematike ndër vite lidhur me çështjet e pronave në hipotekë. Kreu i saj, Florian Alimadhi është shkarkuar dy ditë më parë nga detyra.

 


Etiketa: , ,

Pas