Një video i ka hedhur më tepër benzinë zjarrit në “Parce des Princes”, pas eliminimit të mbrëmshëm nga “Djajtë e Kuq”. Përmes rrjeteve sociale është shpërndarë videoja përkatëse, në të cilën Rabiot shihet në humor të mirë, pas eliminimit të ekipit të tij kundër Manchester United.
“L’Equipe” siguron se mesfushori, i cili nuk pranoi të rinovonte me kampionët e Ligue 1, ndaj edhe është pezulluar nga ekipi i parë, shihet në një “mbrëmje braziliane” të një klubi nate në kryeqytetin francez.
Rabiot, edhe pse i përjashtuar nga ekipi i parë deri në fund të sezonit, kur i mbaron edhe kontrata, është kritikuar ashpër nga tifozët për qëndrimin e tij, pas humbjes dhe eliminimit nga Champions-i i shokëve të tij.