Kryeministri Edi Rama ndjehet krenar për vlerësimin e sheshit ‘Skënderbej’ në Barcelonë.
Edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj duket i gëzuar. Të dy postuan të njëjtën video, por Rama flet për 10 vite betejë, kurse Veliaj për 3 vite punë.
“Ja vlen ta ndiqni se si e përshkruajnë Sheshin Skënderbej, anëtarët e jurisë ndërkombëtare të Çmimit Europian të Barcelonës për Hapësirën më të bukur Publike të ndërtuar në Europë për vitin 2018🙏 Eshtë një moment i bukur krenarie për një betejë të zhvilluar 10 vjet me radhë, e të fituar për Tiranën e Shqipërinë që duam, me një vepër e cila tanimë është afirmuar botërisht si një kontribut europian në zhvillimin urban😊🇦🇱👍🇪🇺”, shkruan Rama.
“3 vjet më parë, morëm mandatin nga qytetarët e Tiranës, për të kthyer kryeqytetin tonë në një vënd të pastër, plot gjelbërim dhe miqësor. 🗳 Jemi të gjithë të lumtur që Tirana u vlerësua në Barcelonë me çmimin më prestigjioz për hapësirën publike në Evropë.🥇 Nuk besoj se ka bekim dhe shpërblim më të madh të një pune kolosale 🇦🇱🌳🎠” thekson Veliaj.