Kryeministri Edi Rama, u angazhua personalisht në një aksion simbolik për pastrimin e plazhit të Shëngjinit.
“Ajo që po përpiqemi të bëjmë paraprakisht është jo vetëm t’i pastrojmë për sezon, por edhe gjatë gjithë kohës”,- deklaroi ai.
Kryeministri thotë se do të angazhohen në terren edhe ministrat në zonat e tyre.
“Patronazhim mes ministrave të ndarë në territor për të ndihmuar dhe koordinuar forcat e aktorëve të ndryshëm.
Besoj që do të jetë një zonë shumë më e pastër se herët e tjera, sepse kemi edhe një trupë me vullnetarë që do të angazhohen që gjatë sezonit të mos hidhen mbeturinat vend e pavend”,- shtoi Kryeministri.