Ashtu si çdo ditë tjetër kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën me një postim në ‘Facebook’, për familjet që janë punësuar pas ndërprerjes së ndihmës ekonomike.
Ditën e sotme Rama ka publikuar historinë e Sugare Stafës, e cila pas ndërprerjes së ndihmës ekonomike, ka filluar punë në një fabrikë çantash.
“Isha me ndihmë ekonomike, 38 mijë lekë, jam vetë e pesta në shtëpi, burri dhe tre fëmijët. Zyra e Punës më solli këtu në një fabrikë çantash, rroga 240 mijë lekë në muaj”– shprehet Sugare.
Postimi i Ramës
“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë shprehje të së vërtetës së thjeshtë se rroga minimale është larg së qeni e mjaftueshme për të qenë të kënaqur, po është shumëfish më tepër se sa ndihma ekonomike, ju uroj një ditë të mbarë”