Kryeministri Edi Rama u shfaq në facebook pasditen e sotme, pas incidentit në parlament, ku n/kryetari i PD, Edi Paloka e spërkati me boje shkrimi. Rama i tha disa herë “budalla” Palokës, gjatë komunikimit të tij në facebook. Sipas Ramës, opozita na turpëroi pasi sot ishte në seancë dhe Talat Xhaferri kreu i kuvendit te Maqedonisë së Veriut. “Budallai me shiringë na turpëroi në sytë te gjitheve”, u shpreh Kryeministri.
“Nuk ka rrezik më të madh për botën se budallallëku i vetëdijshëm, dëmton shumë, aq më tepër kur gëzon mandat. Në rastin tonë ky problem është më i madh, pasi budallai është një njeri me shiringë në dorë që e hedh bojën me shiringën përpjetë. Nuk është një por dy parti që e kanë kthyer me vetëdije budallallëkun në një platformë që secili përpiqet që të kërcëjë sa më lart.
Kjo është e komplikuar, jo punë grushtesh dhe shkelmash. Ky është një lloj i vecantë budallai, palo budallai. Sot ishte dita kur shqiptarët e Maqedonisë i kishin sytë të Kuvendi dhe në mes të zisë do të votohej për Maqedoninë në NATO. Mirëpo për fatin më të keq, kjo u bë dita e budallait shembullor”, u shpreh Rama.
K/ mini kerriç qe publikom komentet e nje gjoja malesori, opr qe shte vete ! Aq shume e ka erresuar rrena saqe i beson edhe vete, perderi sa rren menyre te trashe! Jam i sigurte qe ky as vetes nuk ja ka thene e nuk ja thote vehtes! E vertete ne jeten e tije eshte vetem shthurja mendore vjedhja dhe tradhetia!
Na rruaçi!! Si ka mundesi o mutër qe nuk ka asnje koment ne kete letren e tuaj te bythes, o langaraqe???