Aktualitet

VIDEO/ Reagimi i Ronaldinhos kur kuptoi se po dilte nga burgu





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:51 - 09/04/20 |
mapo.al

Ronaldinho është liruar nga burgu i Paraguait në Asuncion, për të kaluar në arrest shtëpie.


Ish futbollisti i famshëm dhe vëllai i tij Roberto Assis kanë paguar 1.6 milionë dollarë për të dalë nga burgu pasi u arrestuan më 5 mars me pasaporta të falsifikuara.


Televizioni ABC i Paraguait ka publikuar një video ku shfaqet gjyqtari Gustavo Amarilla, duke iu drejtuar përmes një video, ku i shpjegon se çfarë pritet prej tij.


Mes tjerësh, gjyqtari u tha që nuk duhet të largohen nga vendi dhe pyeti vëllanë e tij nëse e kuptuan vendimin.


Ata konfirmuan se e kuptuan, dhe në fund të bisedës, Ronaldinho përshëndeti gjyqtarin me një festë karakteristike, siç e kemi parë në fushat e futbolli, me 3 gishtat që festonte kur shënte gol.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas