Reali tashmë është në krizë rezultatesh dhe mungesa e Ronaldos po ndihet çdo ditë e më shumë.
Ndoshta mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë, pasi Reali i Madridit ka humbur 1-0 në transfertë përballë Deportivo Alavesit.
Në minutën e 95’ ishte Manu Garcia ai i cili mposhti portierin madrilen, Courtois.
Madrilenët për 90 minuta dominuan lojën por u treguan të pasaktë përballë portierit kundërshtar.
Pas javës së 8-të, Reali qëndron në vendin e dytë me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa befasia mban emrin e Alavesit që renditet në vendin e 3-të me po aq pikë sa “Los Blancos”.