fbpx

Sport

Video/ Reali vuan shumë, Hazard zhgënjen në debutim






               Publikuar në : 15:12 - 14/09/19 |
mapo.alm
Real Madridi ka marrë një fitore të vuajtur me rezultatin 3-2 ndaj Levantes. Një rezultat i çuditshëm, pasi u mendua se do të ishte gjithçka e lehtë për ekipin e Zinedin Zidane që e mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-0.Benzema shënoi në minutën e 25′ për 1-0. Francezi dërgoi një rrjetë një top të Carvajalit, ndërsa 6 minuta më vonë James e ftoi të përshëndeste rrjetën për 2-0. Reali shkoi në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0, pasi Casemiro dërgoi në rrjetë një top të Vinicius në minutën e 40′.


Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër me miqtë që gjetën shumë shpejt golin me Borja Mayoral. Sulmuesi i shënoi ekipit të tij, pasi është i huazuar nga Reali te Levante. Presioni i miqve vazhdoi dhe u shpërblye në minutën e 75′ kur Malero dërgoi topin në rrjetë për 3-2.



Minutat e fundit të lojës ishin me shumë ankth për Realin që mund të ndëshkohej sërish në rast se Courtois nuk do të tregohej i vëmendshëm në një goditje me kokë. Debutoi në këtë sfidë dhe Hazard që nga minuta e 60′, por nuk la asnjë gjurmë. Belgu ishte dukshëm jashtëforme.

 


Etiketa: , ,

Pas