Sport

Video/ Ronaldo mbret në shtëpi, shënon 3 gola, Portugalia në finale





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 09:14 - 06/06/19 |
mapo.al

Dje në mbrëmje u zhvillua sfida e parë gjysëm-finale mes Portugalisë dhe Zvicrës. Luzitanët arritën të mposhtin skuadrën e Xhakës dhe Shaqirit me rezultatin e pastër 3-1, e kjo falë Cristiano Ronaldos.


Ylli i Juventusit shënoi një tregolësh në shtëpinë e tij, duke e dërguar Portugalinë në finale e Ligës së Kombeve. Luzitanët do të përballen të dielën në 20:45 me fituesin e duelit të sotëm, Holandë-Angli.



Performanca e Ronaldos ishte fantastike. Portugezi shënoi golin e parë në 25’, nga një goditje dënimi. Portjeri e priste topin nga e djathta, por Ronaldo e dërgoi atë në krahun tjetër, duke e lënë portjerin të shtangur. Në pjesën e dytë zviceranët barazuan me penallti në të 57’. Sfida u bë më interesante dhe shumë e fortë. Zvicra luajti mirë, por i mungonte finalizimi. Kur të gjithë menduan se ndeshjes po i vinte fundi, Ronaldo shënoi golin e dytë në të 88’ dhe më pas të tretin në 90’.



Etiketa: , , , , ,

Pas