Në sfidën e djeshme mes Romës dhe Juventusit ka ndodhur edhe një incident. Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo u përplas verbalisht me kapitenin e Romës Alessandro Florenzi. Në debat e sipër, C.Ronaldo i vuri në dukje rivalit të tij diferencat fizike mes tyre, duke i bërë gjestin: “Je shumë i vogël për të folur”.
Kjo gjë ka ndezur më shumë irritimin e këtij të fundit.