Aktualitet

VIDEO/ Rrahu 5 mësuese, autori pi kafe qetësisht përballë shkollës






               Publikuar në : 20:51 - 03/05/19 |
mapo.al

Në shkollën 9-vjeçare të Lundrës në periferi të Tiranës ndodhi një ngjarje e paprecedent. Prindi i një fëmije në parashkollor hyri brenda ambienteve dhe rrahu gjithë mësueset që i dilnin përpara, përfshi drejtoreshen.


Alma Kaziu shprehet se kjo është një ngjarje tejet e rëndë për të gjithë stafin, por edhe komunitetin e zonës. Sipas saj, personi që ushtroi dhunë ndaj tyre, Bardhi Xixi ishte i dehur. “Më goditi me shuplakë në fytyre, por më qëlloi edhe me shqelm e tentoi edhe me karrige. Unë u përpoqa të largoj një mësuese shtatzënë, që ishte mësuese dezhurn”, thotë drejtoresha Alma Kaziu.

Ajo tregon se kjo ngjarje ka ndodhur në praninë e disa nxënësve, por edhe të djalit të dhunuesit.

Pesë mësueset kanë bërë denoncim në polici, por ato thonë se pasi është shoqëruar për disa orë, autori është lënë i lirë. Madje sipas tyre një ditë më parë ai është parë në lokalin pranë shkollës.

“Unë kam kontaktuar me të shoqen. Drejtpërdrejt që tërhiqe denoncimin jo, por përderisa erdhën dhe më thanë ti mendoje vetë dhe vëre dorën në zemër, besoj se këtë kanë pasur si qëllim”, tha me tej ajo.

Për këtë çështje ka reaguar sot edhe Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

“Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhë! Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal.”

Por për Isa Halilin, drejtues i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Qarkun e Tiranës, reagimi i ministres është i vonuar.

“Mbështesim 5 mësuesit që janë dhunuar. Të gjithë arsimtarët janë nën presion. Reagimi i ministres është i vonuar Ministrja e Arsimit pasi ajo e ka ditur ngjarjen por ka reaguar vetem pasi u mediatizua”, tha ai.


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas