Aktualitet

Video/ Saimir Tahiri përplaset me Mark Markun, analisti: Mbushe vendin me kanabis














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:23 - 19/04/18 |
mapo.al

Mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin ‘Opinioni’ ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ndërhyrë në studio nëpërmjet një lidhje telefonike.






Teksa ka folur për rikthimin e tij në Parlament, Tahiri ka patur një përplasje me pedagogun Mark Marku.


Marku i është drejtuar Tahirit me pyetjen: A e di ti punën e Ministrit dhe pse e ke lejuar kanabizimin e vendit, pas këtyre pyetjeve Tahiri duket se ka shpërthyer.







Më poshtë debati i plotë:




Marku: A e ke pas të qartë detyrën si Ministër Rendi?



Tahiri: Mund të ta sqaroj Grida se sa mirë e kam pasur parasysh detyrën.

Marku: Grida mund të ta shpjegoj ty, se e ke drejtpërdrejtë. Unë po them që, a është detyra e një ministri Rendit që të mbillet gjithë vendi me kanabis? A është detyra që komisarët dhe punonjësit kanë marrë pjesë në kultivim?

Tahiri: Ku e ke parë ti që janë përfshirë punonjësit? Unë detyrën time e kam shumë të qartë. Unë parimet e mija i kam të drejta. Unë nuk jam si ti që i fshihesh të vërtetës, unë i bie drejtëpërdrejtë.

Në fund ka ndërhyrë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i cili i është drejtuar Tahirit që është duke intimiduar të ftuarit dhe është shumë i nxehur./

1


Etiketa: , , ,

Pas