Trajnerin e Romës, Di Francesco-n, nuk e kanë mbajtur nervat mbrëmë gjatë ndeshjes që skuadra e tij zhvilloi kundër Atalanta-s.
Skuadra bergameske e mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-3, duke befasuar në “Olimpico”, aq sa Di Francesco tha: “Isha gati të ndërroja 8 futbollistë”.
Gjithsesi Roma arriti që në fraksionin e dytë të lojës të barazonte në 3-3, por ky moment bëri që trajneri i verdhekuqve të shpërthente duke goditur pankinën me grushte.
Si pasojë ai theu gishtin e pestë të dorës së majtë, ndaj sot në mëngjes ish-trajneri i Sassuolo-s i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në vilën Stuart.
Di Francesco kicking and punching after Manolas equaliser #RomaAtalanta #AsRoma pic.twitter.com/gZhfmSheFr
— Scot Munroe (@scot_munroe) August 27, 2018