Bota

(Video) Seanca parlamentare në Zelandë hapet me leximin e Kuranit






               Publikuar në : 10:48 - 20/03/19 |
mapo.al

Seanca parlamentare në Zelandën e Re është hapur nga një imam mysliam që lexonte Kuranin.


Kjo ishte seanca e parë në Parlamentin e Zelandës pas sulmet terroriste të javës së kaluar në dy xhami që i morën jetën 50 myslimanëve.



Nizam ul Haq Thanvi recitoi vargje të Kuranit në arabisht për viktimat e masakrës të së premtes, që po falnin namazin në momentin e sulmit.

Zëdhënësi i parlamentit të Zelandës së Re, Trevor Mallard bëri thirrje gjithashtu për unitet dhe solidaritet. Ndërsa kryeministrja Jacinda Ardern e nisi fjalimin me përshëndetjen arabe “As-Salaam-Alaikum” ose “paqja qoftë mbi ju”.

“Ata ishin ne. Pikërisht se ishin ne, do të mbajmë zi,”-tha ajo për viktimat.

Seanca ishte e para pas sulmeve me armë të javës së kaluar, kur një 28 vjeçar australian hapi zjarr mbi adhuruesit gjatë namazit të së premtes në xhamitë Al Noor dhe Linëood në Christchurch, duke lënë të paktën 50 të vdekur.


Etiketa: , ,

Pas