Një peshkaqen i maskuar prej hajdutëve si një bebe në karrocë, u rrëmbye nga akuariumi në Teksas, por ai u gjet dhe u rikthye në “shtëpinë” e tij.
Peshkaqeni bri, i quajtur Miss Helen, është në karantinë tani duke u çlodhur, duke u bërë më mirë, u deklarua nga akuariumi i San Antonio-s.
Të shtunën, peshkaqeni u grabit nga një pishinë e hapur prej dy burrave dhe një gruaje, që pasi e mbështollën me një batanije të lagur e morën me vete.
Ishin njerëzit që ndihmuan në gjetjen e hajdutëve dhe i dyshuari për rrëmbimin tani është në paraburgim.
Një punonjës i akuariumit e zbuloi vjedhjen dhe njoftoi drejtuesit, por rrëmbyesit arritën të largoheshin nga akuariumi me makinë.
Qytetarët ndihmuan policinë të gjurmonte makinën të hënën, pas transmetimit të pamjeve në mediat lokale.
Zyrtarët e policisë më pas zbuluan se një nga të dyshuarit kishte një koleksion të madh të jetës detare në shtëpinë e tij.
“Kur ne shkuan në garazhin dhe shtëpinë e tij, ato dukeshin si një aneks i Akuariumit të San Antonio, tha shefi i Policisë Joseph Salvagigo. “Ai e dinte shumë mirë se çfarë po bënte e e donte atë kafshë të gjallë”.
I dyshuari tani është në paraburgim dhe policia po këkron të marrë në pyetje dy bashkëpunëtorët e tij.
PESHKAQENI RIKTHEHET NE AKUARIUM, PAMJET E PUBLIKUARA