fbpx

Aktualitet

Video/ Shi i dendur, disa zona në Vlorë dhe Sarandë ‘notojnë’ në ujë





               Publikuar në : 22:15 - 09/11/19 |
mapo.al

Reshjet e dendura të shiut në Vlorë dhe në Sarandë kanë sjellë probleme në disa lagje të qyteteve. Uji ka arritur në disa centimetra.


Aksi me problematik mbetet zona e njohur si “Albano dhe Romina”. Janë përmbytur gjithashtu bulevardi i ri Vlorë-Skelë, lagjia “Pavarësia” prane Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës si dhe portit detar, si dhe akset e tjera lidhëse ndermjet bulevardit Vlorë-Skelë dhe rrugës Transballkanike.



Gjithashtu probleme me përmbytjen ka pasur edhe në periferi të qytetit si lagjia “Kume”, “Çole”, lagjia “24 Maji”, dhe “1 Maji”.


Ndërkohë, edhe në Sarandë situata paraqitet e njejtë.


Etiketa: , ,

Pas