Azerbajxhani dhe Armenia vijojnë përplasjen e përgjakshme në Nagorno Karabakh duke shkaktuar deri më tani qindra viktima nga të dyja anët.
Përveç terrenit, lufta është transferuar edhe në rrjetet sociale ku ministritë e Mbrojtjes të të dy vendeve shpërndajnë momente nga sulmi ndaj ushtrisë kundërshtare.
Më herët, ishte ministria e Mbrojtjes së Armenisë që shpërndau video nga momentet e sulmit ndaj bazave azere.
Armenisë iu përgjigj ushtria azere duke shpërndarë momente nga sulmi me dron ndaj bazave të armikut.
Pamjet tregojnë momentin kur dronët azerë sulmojnë artilerinë armene, ndërsa një moment kamera kap duke fluturuar një tjetër dron që fluturon aty direkt pasi ka hedhur bobën mbi kundërshtarët.