Rreth një orë reshje të dendura shiu mengjesin e sotëm kanë mjaftuar që rrugët në Durrës të bëhen të pakalueshme nga prezenca e ujit.
Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në disa zona ku situata më problematike paraqitet në rrugën ‘Skënderbe’, ku rrugët jane bërë të pakalueshme.
Probleme ka edhe ne rrugën ‘Taulantia’, rruga ‘Aleksandër Goga’, rrethrrotullimi te Stacioni Trenit, në rrugën ‘Pavarësia’ në plazh si dhe tek ‘Ura e Dajlanit’.
Pamjet që vijnë nga qyteti bregdetar tregojnë situatën kaotike.