Aktualitet

Video/ Me armë në brez për të ngacmuar studenten, momenti i shoqërimit të policit






               Publikuar në : 19:35 - 12/02/19 |
mapo.al

Policia e Shtetit ka marrë në pyetje efektivin e FNSH-së i cili u denoncua për ngacmim seksual ndaj një studenteje në Shkodër. 25-vjeçari ka mohuar se ka tentuar të përdhunojë studenten, por ka pretenduar se kjo ishte një formë “pëlqimi”.


Në deponimin e tij në komisariat, efektivi ka thënë: “E pëlqeja atë vajzë, por më refuzonte. Shkova në fakultet dhe e kapa nga krahu për të biseduar me të. Ajo u tremb se pa armën e shërbimit”.

Sakaq në denoncimin e bërë nga studentët në Facebook të ish-kryeministrit Berisha, thuhet se e kanë mbyllur në tualet dhunuesin derisa ka ardhur policia.

Më poshtë ndiqni videon e shoqërimit në polici të efektivit të FNSH.

Lexo edhe:

E denoncoi Berisha, policia shoqëron efektivin e FNSH: E pëlqeja studenten, u tremb nga arma

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas