Policia e Shtetit ka marrë në pyetje efektivin e FNSH-së i cili u denoncua për ngacmim seksual ndaj një studenteje në Shkodër. 25-vjeçari ka mohuar se ka tentuar të përdhunojë studenten, por ka pretenduar se kjo ishte një formë “pëlqimi”.
Në deponimin e tij në komisariat, efektivi ka thënë: “E pëlqeja atë vajzë, por më refuzonte. Shkova në fakultet dhe e kapa nga krahu për të biseduar me të. Ajo u tremb se pa armën e shërbimit”.
Sakaq në denoncimin e bërë nga studentët në Facebook të ish-kryeministrit Berisha, thuhet se e kanë mbyllur në tualet dhunuesin derisa ka ardhur policia.
Më poshtë ndiqni videon e shoqërimit në polici të efektivit të FNSH.
Lexo edhe:
E denoncoi Berisha, policia shoqëron efektivin e FNSH: E pëlqeja studenten, u tremb nga arma
NUK NDALEN LESHET E LLESHIT.ky lleshi qenka fare psikopat.