Aktualitet

VIDEO/ Shokohet Barcelona, Levante e përmbys për 7 minuta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:20 - 02/11/19 |
mapo.al

Barcelona shikon shtatë minuta makth dhe përmbysen nga Levante. Katalanasit nuk kanë kaluar aspak një pasdite të këndshme në Valencia, ku janë mposhtur 3-1 nga Levante. Skuadra e shqiptarit, Enis Bardhi ka bërë gjithçka mirë në fraksionin e dytë të ndeshjes, ku i kanë mjaftuar vetëm 7 minuta për të zhvlerësuar golin e Lionel Messit.






Argjentinasi shënoi në minutën e 38-të nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur fatet e pjesës së parë. Me rikthimin në fushë, aksionet e shpeshta të Levante para portës u konkretizuan në gola nga Campana, Mayoral dhe Radoja, që përmbysën gjithçka në harkun e shtatë minutave. Kjo ishte humbja e tretë e Barcelonës në këtë pikë të sezonit, e cila i jep mundësinë Realit të Madridit për tu ngjitur në krye.


Kryeqytetasit presin Real Betis në mbrëmje dhe një fitore eventuale do i ngjiste në kuotën e 24 pikëve, dy më shumë se Barcelona, që aktualisht kryeson me 22 pikë. Ndërkaq, Levante merr fitoren e dytë radhazi, që ngjitet përkohësisht në vendin e 8-të me 17 pikë.










1




Etiketa: , , ,

Pas