Këto pamje të rënda tregojnë momentin kur një roje sigurie në një godinë në Melburn të Australisë sulmohet me thikë nga terroristi Hassan Khalif Shire, 30 vjeç, me origjinë nga Somalia.
Ai theri tre persona, njërin duke e lënë të vdekur, para se të neutralizohej nga policia.
Pamjet shokuese tregojnë momentin kur ai godet me thikë në qafë rojen 24-vjeçar të një godine.
I riu shihet duke u munduar të largohet. Ai është shtruar në spital, ku po e merr veten.