Një përplasje mes dy bandave në një burg të Brazilit ka shkaktuar 57 të vdekur. Zyrtarët në një konferencë për shtyp thanë që 16 prej të vdekurve u ishte prerë koka. Por ajo që ka shokuar gjithë botën, është një video ku disa prej të burgosurve luajnë futboll me një kokë njeriu, mbi taracën e burgut.
Në video dallohen 6 të burgosur që përdorin kokën e njeriut për të luajtur futboll. Pamjet janë shokuese dhe janë publikuar nga “Dailimail”.
Pamjet janë disa orë pasi brenda burgut në Brazil shpërtheu përpalsja e frikshme, që solli 57 të vrarë. Një pjese të burgut iu vendos zjarri dhe disa prej të burgosurve u dogjën të gjallë.
Burgu në Altamira ku shpërtheu dhuna ka një kapacitet prej 200 vetash, por u pushtua nga rreth 300 të burgosur. Mediat vendase raportojnë se udhëheqësit e bandës së përfshirë në sulm tashmë do të zhvendosen në burgjet federale për izolim.