Ditën e djeshme, prej motit të keq me reshje bore, u bllokuan disa akse të rëndësishme në vend, ndër to ishte edhe ai Lezhë-Shkodër. Prej mungesës së borëpastrueseve trafiku ishte i rënduar e rruga pothuajse e pakalueshme.
Siç raportoi edhe për News24, i ngecur në akull në po të njëjtin aks ishte edhe kreu i PD Lulzim Basha dhe një autoambulancë.
Prej ngricës e acarit, kalimi i autoambulancës ishte i pamundur ndaj edhe shoqëruesit e Bashës i kanë ardhur në ndihmë.
Në video shihet qartë se si ata nuk janë kursyer për të ndihmuar të sëmurin t’ia dilte mbanë.