Aktualitet

Video/ Shpërthim i fuqishëm, në flakë karburanti i madh në Lezhë






               Publikuar në : 23:17 - 24/08/19 |
mapo.al

Pak minuta më parë u raportua se një karburant në superstradën Lezhë-Laç është përfshirë nga flakët si shkak i shpërthimit të një bombule gazi, ku për pasjë 6 persona janë lënduar. Njëri prej të lënduarve është nisur drejt spitalit të Tiranës në repartin e djegies.


Burime për Mapo bëjnë me dije se karburanti i përfshirë nga flakët është “EKO”, pranë kryqëzimit të Shënkollit, një karburant i cili oforn shumë shërbime. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm.

Flakët duken të frikshme. Për pasojë është bllokuar qarkullimi i makinave nga Ura e Milotit deri në Lezhë. Policia njofton se është shmangur rreziku i përfshirjes nga flakët i depozitave të furnizimit, ndërsa disa automjete janë djegur. Zjarrfikësit po punojnë për eleminimin e plotë të zjarrit.

 

Lexo edhe: 

Video/ Shpërthen zjarri pranë një karburanti në Lezhë

 

 


Etiketa: , ,

Pas